Ajazi i bindur: Kastrioti e ruan kryesimin, në Pukë për 3 pikët

Spartak Ajazi ka shënuar 6 gola deri më tani me fanellën e skuadrës krutane. Kastrioti është i pari dhe e nis pjesën e dytë të sezonit me Tërbunin në Pukë dhe në Krujë duan që ta nisin mbarë duke marrë fitoren. Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, Ajazi thotë se skuadra është në gjendje të mirë vlerëson kundërshtarin dhe tregon synimet: “Luajmë një ndeshje delikate. Kundërshtari është një ekip i mirë, me traditë në Kategorinë e Parë dhe që në fushën e vet nuk gabon kollaj”.

Ambiciet

Ndërsa në lidhje me vazhdimin e garës, Ajazi ka pohuar: “Duhet që të punojmë. Nuk e tregojnë fjalët apo merkato. E tregon fusha, dhe ne në fushë kemi  treguar në pjesën e parë të garës se e kemi merituar pozitën që kemi dhe aktualisht. Por, duhet që të jemi edhe më të fortë në pjesën e dytë të garës për të realizuar synimet që ne kemi, pasi janë bërë edhe përforcime cilësore”, – tha Ajazi, një nga titullarët e krutanëve.

Rivaliteti

Në fund, Ajazi flet edhe për rivalitetin në Grupin A të Kategorisë së Parë. “Ka disa ekipe që e duan elitën, por unë mendoj se do të jemi ne ekipi i vendit të parë që do të ngjitet direkt. Gara në grupin tonë e shoh të hapur vetëm për vendin e dytë”, – tha golashënuesi kryesor i krutanëve, Spartak Ajazi.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan