Patushi: Me Kërçikun Tirana përforcoi rivalin direkt, shpëtoni futbollin shqiptar!

Saimir Patushi, një nga lojtarët më të spikatur të Tiranës së titullit të fundit kampion për bardheblutë, ka folur gjerë e gjatë për situatën e Tiranës dhe futbollit shqiptar në përgjithësi. Ish-mesfushori kritikon kryeqytetasit për largimin e Kërçikut dhe Imamit dhe mos zëvendësimit të tyre këtë merkato.

Të njëjtin mendim ka edhe për largimin e Asanit nga Partizani. Në një prononcim për “Rtshsport”, “Pata” ka pohuar: “Të largosh Imamin dhe Kërcikun duhet të gjesh patjetër dy zëvendësues të tjerë. Me Kërçikun ka përforcuar rivalin direkt. Me të mirat dhe të këqijat e këtyre lojtarëve klubi duhet ta menaxhojë më mirë situatën. Tirana është për të qëndruar kampion jo për të qëndruar në mesin e tabelës apo për të mos rënë nga kategoria. Duhet ti bëjnë shumë mirë llogaritë. Mendoj se në këtë pjesë ata kanë gabuar.”

Merkato

Ish-mesfushori e krahason Tiranën me Real Madridin dhe thekson se lojtarë si Ajeti, Marvraj apo Alla do të bënin shumë mirë në Tiranë.“Unë kam thënë se në Shqipëri, Tirana për çdo sportist është si Real Madridi. Mund të them se Mavraj dhe Ajeti me eksperiencën që kanë, përtej minutazhit në këmbë mund të bëjnë shumë mirë me Tiranën. Në lidhje me gjendjen fizike të Allës, Ajetit apo Mavrajt duhet të konsultohet me mjekë apo drejtues teknikë, por theksoj se ata do bënin shumë mirë me Tiranën në luftën për titull.”

Kukësi

Patushi konsideron Kukësin si skuadrën më të kompletuar dhe kandidate kryesore për titullin kampion: “Kukësi është një hap para për kampion. Ka një grup të mirë me lojtarë cilësor. Partizanin e ka dobësuar largimi i Asanit, që ka qenë lojtar kryesor dhe të mos e zëvendësosh është vetëvrasje. Mendoj se Kukësi pas gjithë merkatos është me i konsoliduar se Tirana dhe Partizani.”

Flamurtari

Ndër të tjera, në fund të prononcimit, matjani Patushi 43-vjeçari shpreh shqetësimin e tij për gjendjen e futbollit shqiptar. Rënien e paevitueshme të Flamurtarit e quan fatkeqësi: “Duhet të jetë një aksion i gjithanshëm. Duhet të shpëtojë futbolli. Kur fillon sezoni të gjithë thonë se janë për kampion, për kupat e Evropës, por në javën e shtatë apo tetë fillojnë problemet më mospagesa, ikje lojtarësh, trajnerësh. Këtë vit mund të bjerë Flamurtari, vitin tjetër Partizani, Tirana, Vllaznia. Sporti po humbet ngjyrën e bukur. Të jetë futbolli shqiptar pa Flamurtarin është fatkeqësi.”

/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan