Zyrtare / UEFA merr vendimin, 0 shanse për Shqipërinë në Botëror nga Nations League

Shqipëria do të luajë Nations League në vitin 2020 vetëm për të synuar ngjitjen në Ligen B, por pa asnjë mundësi për të shkuar në Botërorin 2022 nëpërmjet saj. UEFA ka miratuar formulën e kualifikimit të Kombëtareve për në Botërorin e vitit 2022, i cili do të mbahet në Katar.

Me këtë formulë, në Botëror do të kualifikohen 10 fitueset e grupeve, ndërsa në play off do të marrin pjesë 10 skuadrat e dyta të grupeve. Për të plotësuar numrin 13 të ekipeve Europiane që kualifikohen në Botëror, 10 vendeve të dyta nga kualifikueset e Botërorit do t’i bashkohen edhe dy Kombëtare me renditjen më të lartë nga UEFA Nations League.

Dhe këto 12 skuadra do të luajnë në play off. Diçka që përjashton kuqezinjtë pasi në këtë formë favorizohen Kombëtaret që marrin pjesë në Ligën A ose në Ligën B. Ndërsa, Shqipëria, si pjese e ligës renditet automatikisht poshtë kufirit të mundshëm nga i cili përzgjidhen 2 skuadrat.