sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare / Igli Tare nis nga puna për spastrimet, largohet mbrojtësi shqiptar

Igli Tare ka nisur nga puna për merkaton e janarit dhe fillimisht i duhet që të largojë disa nga futbollistët që nuk janë në planet e skuadrës nga kryeqyteti. Në këtë mënyrë, është përpiluar një listë me futbollistët që do të largohen në janar dhe një prej tyre ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi.

I afruar sezonin e shkuar, Durmishi nuk arriti të linte gjurmë te Lacio duke mos bindur. Ai ka gjetur akordin me Nisën në kampionatin francez dhe do të largohet në ditët e para të janarit. Sot ka ardhur zyrtarizimi nga klubi francez, aty ku Durmishi ka shkuar dhe ka firmosur kontratën e re duke u prezantuar në këtë mënyrë.

Durmishi largohet nga Lacio në formë huazimi por skuadra e Nisës ka opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit. Natyrisht, mbrojtësi shqiptar që ka mbrojtur fanellën e Danimarkës, duhet të bindë drejtuesit e Nisës për të qëndruar ose në verë, i duhet që të gjejë një tjetër destinacion ku mund të vazhdojë karrierën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/