Zyrtare/ Feronikeli bën tjetër goditje në merkato, afron ish-mbrojtësin e Kombëtares

Feronikeli e ka nisur herët merkaton e janarit dhe ka afruar disa futbollistë deri më tani, ku kryesisht ka pasur afrime talentesh. Megjithatë, eksperienca nuk do të mungojë në skuadër dhe kampionët në fuqi të Kosovës, sot kanë prezantuar një tjetër futbollist që përforcon repartin e mbrojtjes.

Ish-mbrojtësi i Flamurtarit që është grumbulluar edhe me kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës, Ilir Berisha është futbollisti më i ri i Feronikelit. Qendërmbrojtësi është një goditje e skuadrës nga Drenasi në merkaton e janarit dhe shihet si një element shumë i rëndësishëm për Feronikelin.

“FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.

Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. Ilir Berisha, luan mire në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën. 28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA”, shkruhej në njoftimin e klubit të Feronikelit. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan