Zuri vendin e profesorit, Gatuzo ka refuzuar 18 oferta para se të nënshkruajë me Napolin

Xhenaro Gatuzo është trajneri i ri i Napolit dhe ditën e djeshme u prezantua në vendin e Karlo Ançelotit. Legjenda italiane e Milanit, do të synojë të rikthejë skuadrën aty ku presidenti kërkon dhe objektiv për të është që të mbyllë kampionatin në 4 vendet e para pasi në këtë mënyrë do t’i rinovohet kontrata automatikisht.

Ndërkohë, para se të pranonte ofertën për të drejtuar Napolin, Gatuzo ka refuzuar edhe shumë oferta të tjera duke qenë se nuk është bindur nga niveli i skuadrave që e kanë kërkuar në merkato. Gatuzo ka qëndruar pushim që nga koha kur u largua si trajner i Milanit e deri më tani, duke u rikthyer në Serinë A si trajner i Napolit.

Mediat italiane raportojnë se oferta për të ka pasur nga kampionati italian, rus, kinez apo edhe të tjera liga. Ndërkohë, ekipe si Fiorentina, Valencia, klubet e Moskës e Olimpiakos kanë synuar shërbimet e tij por pa mundur ta bindin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan