sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllazninë s’e kënaq as pika, Jonuz kundër Likës para Luftëtarit

Vllaznia udhëton nesër drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin vendas dhe synimi i kuqebluve është që të bëjnë kthesën, e pse jo të dalin me pikët e plota. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqeblutë, të cilët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh në kampionat, përballje në të cilat nuk kanë arritur as të gjejnë golin, pasi sulmi duket se ka shfaqur probleme në finalizim në javët e fundit të garës.

Trajneri Mirsad Jonuz analizon ndeshjen e radhës dhe në konferencën për shtyp thekson se edhe pika nuk e kënaqa në këtë transfertë delikate: “E kemi të qartë se ata do të tentojnë të na mundin. Kanë në përbërje 4-5 lojtarë të mirë dhe të shpejtë, u rikthehet edhe Fili për këtë ndeshje. Kemi biseduar me ekipin dhe e kemi të qartë se si do të luajmë”.

OBJEKTIVI

Në një prononcim gjatë këtyre ditëve, në prag të sfidës me bluzinjtë, Gilman Lika ka pohuar se edhe pika nuk është keq duke ditur transfertën dhe oreksin e rivalit të nesërm. “Lika ka thënë që kënaqet me barazim?! Ai është mendimi i tij, e respektoj, por unë me skuadrën futemi gjithmonë në fushë për të fituar. Kështu do të bëjmë edhe në Gjirokastër”.

SITUATA  

“Atmosfera është e mirë, përveç Hygor dhe Emerson nuk kemi asnjë lojtar tjetër me probleme. Nuk shënojmë prej 4 ndeshjesh dhe nesër do të mundohemi të ndryshojmë diçka. Ndoshta në vendosje, ndoshta edhe në lojtarët që do të luajnë në këtë repart”.

HYGOR

Më në fund është mësuar se kur do të kthehet braziliani Hygor, një nga më të mirët e skuadrës kuqeblu në këtë pjesë të parë të sezonit. Afro katër javë më parë, Hygor u largua për në shtetin e tij, Brazil. “Nuk do të kërkojmë lojtar tjetër për ta zëvendësuar. Kam biseduar me lojtarin dhe menaxherin e tij përpara nisjes në Brazil, më thanë se do të kthehet në janar”.

E.S./Vipsport.al/