sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia nuk sheh rrugë tjetër veç tre pikëve, lojtarët në kor: Të përgatitur për Luftëtarin

Vetëm 2 pikë në katër ndeshjet e fundit me 0 gola të shënuar. Ky ka qenë bilanci i Vllaznisë para ndërprerjes së kampionatit dhe shkodranët kthehen me besimin që tani të fillojnë të rikuperojnë që nga dueli i radhës. Ai i vë përballë Luftëtarit në një transfertë të komplikuar, por kuqeblutë besojnë se mund të bëjnë kthesën dhe të fillojnë të largohen përsëri nga zona e ftohtë ku gjenden aktualisht.

“E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, pasi e dimë se Luftëtari i ka jetike këto pikë, e po ashtu edhe në kërkojmë maksimumin si ata. Do të shkojmë të përgatitur në Gjirokastër e pse jo të fitojmë atje”, tha Arsid Kruja për RTSH.

I të njëjtit mendim është edhe Erdenis Gurishta. “Mendojmë se  kjo ndeshje do të jetë pika e kthesës tonë. Edhe pse ne javët e kaluara kemi bërë ndeshje të mira, nuk kemi marrë pikët e duhura. Por në Gjirokastër do të shkojmë vetëm për tre pikë e besojmë se do t;i arrijmë. Pavarësisht renditjes së Luftëtarit, që është në vend të parafundit, ne nuk duhet të shohim këtë klasifikim, sepse ka luajtur ndeshje të mira. Për ne e rëndësishme është vetëm trepikëshi në këtë ndeshje”, tha futbollisti shkodran. /vipsport.al/