Vllaznia lë Shkodrën dy ditë para ndeshjes me Skënderbeun

Në Shkodër e kanë marrë seriozisht ndeshjen e radhës me Skënderbeun në Korçë dhe këtë e tregon situata që mbizotëron pas fitores me Luftëtarin në Gjirokastër, por jo vetëm.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar që skuadra të jetë sa më e përgatitur në sfidën me korçarët, të zhvendoset në qytetin e Pogradecit.

Aty Vllaznia do të jetë për dy ditë e grumbulluar, madje sot ka zhvilluar aty edhe një prej seancave stërvitore. Trajneri Mirsad Jonuz dhe stafi i tij kanë marrë edhe mbështetjen e klubit, në mënyrë që të përshtaten me klimën e Korçës.

Vetëm pak kilometra larg ku do të zhvillohet ndeshja dhe në kushte mjaft të mira janë akomoduar shkodranët të cilët shkojnë në sfidën në transfertë me Skënderbeun për të mos dalë pa pikë.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan