Vjen momenti i rikthimit në fushë, Kumbulla konfirmohet titullar për ndeshjen e radhës

Marash Kumbulla e ka lënë pas dëmtimin e pësuar pak javë më parë dhe në ndeshjen e fundit në kampionat, ai ishte në stol duke mos marrë minuta. Megjithatë, pritja ka marrë fund dhe tashmë mbrojtësi ka mundësi të rinisë gjithçka aty ku e la para se të dëmtohej.

Mbrojtësi i Kombëtares do të jetë titullar në ndeshjen e radhës kundër Torinos. Mediat italiane raportojnë se nuk ka vend për dyshime sa i përket mbrojtjes, aty ku Kumbulla do të jetë sërish krah Rrahmanit për të provuar ta kthejnë sërish mbrojtjen në mur.

Kumbulla ishte në një moment shumë të mirë duke luajtur rregullisht me Veronën, ku edhe gjeti rrugën e rrjetës pak kohë më parë. së bashku me Rrahmanin në mbrojtje, Verona ishte e pakalueshme dhe kishte mbrojtjen më të mirë në Itali deri pak ditë më parë por 6 golat e pësuar në 2 ndeshjet e fundit, ia kanë prishur këtë ecuri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan