sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën

Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër hap të gabuar në kampionat, në një sezon që tashmë madrilenët e pranojnë se është i një tranzicioni të plotë. Skuadra e Diego Simeones vazhdon serinë e ndeshjeve me gabime dhe sot është ndalur në barazim 0-0 përballë Vijareal.

Një duel ku madrilenët e filluan gjithçka mirë falë edhe talentit Zhoao Feliks, i cili po kthehet në formën me të cilën kishte mësuar të gjithë para se të dëmtohej. Me driblimet e shpërthimet e tij ai arriti që të krijonte panik në mbrojtjen kundërshtare, por në fund nuk konkretizonte gjërat me gjuajtjet para portës duke shpërdoruar raste të mira.

Vijareali reagoi në pjesën e dytë, me disa tentativa të Mario, Ekambi e Lodi, por pa arritur të tundë rrjetën e Oblak. Në fund, një barazim 0-0 që nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat, pasi Vijareal mbetet në gjysmën e dytë të tabelës. Ndërsa Atletiko është aktualisht në vendin e 6 në renditje, 5 pikë larg kryesuesve të Barcelonës e Realit, por mund të humbasë disa pozicione gjatë sfidave të skuadrave të tjera e të mbyllë këtë javë jashtë zonës së Europës. /vipsport.al/