VIDEO / Xhaka kapiten, Zhegrova jep spektakël me asist dhe gol. Bazeli rihap kampionatin

Bazeli rihap përsëri kampionatin në Zvicër, duke iu afruar ndjeshëm Jang Bojz, pasi ka mundur pastër 3-0 kampionët në fuqi. Skuadra e Taulant Xhakës, i përzgjedhur kapiten për këtë sfidë sot, ka ngushtuar në 1 pikë diferencën me kampionët duke bërë që tani gjithçka të jetë përsëri në diskutim.

Protagonist absolut i sfidës ishte Edon Zhegrova me driblimet dhe gjuajtjet e tij. Ai u tregua vendimtar që në minutën e 6, kur një goditje nga e djathta u kthye në asist për Artur i cili dërgoi sferën në rrjetë për avantazhin e vendasve.

Më pas, vetë Zhegrova gjeti golin me një aksion spektakolar në minutën e 48, duke çuar shifrat në 3-0, rezultat që nuk ndryshoi deri në fundin e takimit. Një ndeshej për t’u vënë në kornizë për të e që u vlerësua edhe nga publiku, i cili përshëndeti me shumë duartrokitje zëvendësimin e tij në minutën e 76 të sfidës. /vipsport.al/