VIDEO / Vazhdon magjia e Kaljarit në Itali, përmbysje në shtesë nga 1-3 në 4-3

Skuadra e Kaljarit vazhdon të jetë surpriza e këtij edicioni në Serinë A dhe sot ka marrë suksesin e radhës me një përmbysje të çmendur, duke barazuar Romën në vendin e katërt në renditjen e kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Maran ka kthyer rezultatin nga 1-3 në 4-3, duke siguruar tyre pikë të arta përballë Sampdorias së Ranierit.

Kjo e fundit kishte bërë gjithçka mirë me Kualjarelën, autor i dy golave dhe një asisti, ndërsa vetëm Naiangolan kishte arritur të shënonte për vendasit kur mbeteshin edhe 20 minuta deri në fundin e ndeshjes.

Por më pas Zhoao Pedro shënoi dy herë brenda 3 minutash dhe vendosi barazinë në shifra që rezistoi deri në shtesën e takimit. Aty, Çerri devijoi me kokë një krosim të Pelegrinit, duke i dhënë suksesin 4-3 Kaljarit që mbylli në mënyrë spektakolare këtë javë në Serinë A. /vipsport.al/