VIDEO / Tjetër goleadë e PSG-së, Reali fiton me të rinjtë

Te PSG nuk njohin rivalë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Tuhel ka mposhtur sot me shifrat 5-0 Gallatasarajin, duke u konfirmuar si superfuqia e Grupit A të turneut.

Një fitore mbresëlënëse e francezëve të cilët kishin prerë biletën si skuadra e vendit të parë, por që gjithsesi nuk janë kursyer përballë një rivali që kishte për çfarë të luante.

Të gjithë lojtarët e sulmit gjetën rrjetën në këtë duel, duke treguar se ekipi francez do të jetë një kandidat mjaft serioz për të fituar trofeun në këtë edicion. Ndërkohë, Gallatasaraji nuk do të vazhdojë më në Europë, pasi mbeti në vendin e fundit në grup.

Turqit nuk përfituan nga humbaj 1-3 në shtëpi e Klub Bryzh ndaj Real Madrid, pasi belgët kanë marrë një pikë më shumë e kësisoj janë në Ligën e Europës në pranverë.

Ndeshjet:

Klub Bryzh-Real Madrid 1-3
55′ Vanaken / 53′ Rodrigo, 65′ Vinicius, 90’+1′ Modric

PSG-Gallatasaraj 5-0
33′ Ikardi, 35′ Sarabia, 47′ Nejmar, 64′ Mbape, 83′ (p) Kavani