VIDEO / Tjetër asist për Balliun, skuadra e tij marshon drejt La Liga

Ivan Balliu vazhdon të mbetet një nga personazhet kryesorë të lojës së Almerias, skuadër e cila këtë vit është ndër kandidatet kryesore për ngjitjen në La Liga. Ekipi i drejtuar nga Hoze Maria Gutierrez “Guti” ka ngushtuar sot në 4 pikë diferencën me Kadiz kryesues falë një suksesi 3-1 me përmbysje ndaj Mirandes.

Pasi pësoi gol dhe u ndëshkua me të kuq një nga mbrojtësit vendas që në minutën e 20, për Almerian gjërat u vështirësuan shumë, por ajo gjeti barazimin që në minutën e parë të pjesës së dytë. Ndërkohë, Balliu ishte pjesë e aksionit spektakolar me të cilin Nunjez përmbysi rezultatin në minutën e 49, duke dhënë pasimin final në manovrën që çoi topin në rrjetë.

Më pas Lazo shënoi edhe golin e 3-1 duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme që tani çon këtë ekip më afër kreut dhe sigurisht e bën një nga skuadrat më të rëndësishme në La Liga 2. Që kur klubi është vënë nën pronësi të Turkhi Al-Sheihk, ekipi duket qartësisht se është orientuar drejt ngjitjes sa më të shpejtë në elitë dhe Balliu do të vazhdojë të jetë pjesë e planeve edhe në të ardhmen. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan