VIDEO / Tifozat e Tiranës pushtojnë rrugët e qytetit, organizohen 4 orë para ndeshjes

Tirana luan sot në derbi kundër Partizanit dhe pavarësisht se nuk po kalon në momentin më të mirë, tifozeria nuk do të mungojë. Tifozët bardheblu kanë mbushur sot herët rrugët e qytetit dhe ashtu siç edhe kishin njoftuar, në sheshin “Skënderbej” ka pasur me qindra tifozë të cilët po përgatiten për ndeshjen.

Takimi që luhet në “Air Albania”, pritet të jetë një ndeshje spektakolare në tribuna ku dy tifozeritë kanë treguar shpesh herë se janë në një nivel të lartë. Megjithëse takimi luhet në orën 19:00, tifozeria bardheblu ka nisur organizimin e tyre plot 4 orë më parë ku të bashkuar më pas, do të shkojnë drejt stadiumit.

Ndryshe nga herët e tjera kur tifozeria bardheblu ishte në tribunën veriore, këtë radhë do të jenë në atë jugore. Pavarësisht se policia dhe klubi bardheblu kërkuan ndryshim, Partizani nuk e ndryshoi ndarjen e tribunave. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan