VIDEO / Te Juventusi nuk arrin të shkëlqejë, por De Ligt zgjidhet talenti i vitit

Matijs De Ligt është fituesi i trofeut “Kopa”, atë që cilësohet si “Topi i Artë” për të rinjtë, një trofe që e ka fituar më shumë për atë që dhuroi për pjesën e parë të vitit 2019, kur ishte pjesë e Ajaksit. Kapiteni më i ri në historinë e klubit holandez tregoi aty talentin e tij dhe më pas u transferua në verë te Juventusi.

Eksperienca italiane nuk ak qenë edhe aq e mirë deri tani, me shumë probleme e gabime. Por gjithsesi, për votuesit nuk ka pasur shumë dyshime, duke e zgjedhur atë mes 10 futbollistëve si fituesin e trofeut “Kopa” që i jepet të riut më të talentuar të vitit, duke ndjekur Kilian Mbape i cili e fitoi një vit më parë.

De Ligt ka fituar përballë disa emrave shumë të talentuar që kanë spikatur në vitin e fundit, me “France Football” që bëri të ditur se në vendin e dytë ishte renditur Xhadon Sanço, ndërsa në të tretin Zhoao Feliks. /vipsport.al/