sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Statistika që turpëron Hazard, portieri i Barcelonës ka asistuar më shumë se belgu në këtë sezon

Eden Hazard nuk ka pasur startin impresionues që mund të pritej nga tifozët e Real Madrid. Belgu, në grumbullimin veror ishte mbipeshë dhe kjo mori kohën e vetë derisa sulmuesi të vinte në formën optimale. Më pas erdhi dëmtimi i parë. Megjithatë së fundmi, kishte disa javë që po luante rregullisht, por tashmë është dëmtuar sërish dhe do të humbasë “El Clasicon” me Barcelonën.

Edhe pse në ndeshjet ku është aktivizuar nuk ka shkëlqyer. Këtë e tregojnë statistikat. Hazard deri më tani ka shënuar vetëm një gol me fanellën e bardhë, ndërsa ende nuk ka asistuar për shokët e ekipit. Kjo statistikë është turpëruese për Hazard në momentin kur portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen është autor i dy pasimeve për gol.

I pari ishte në fillim të sezonit kur me një kalibrim në distanca, lëshoi Suarez në sulm, i cili realizoi. Ndërsa, asisti numër dy erdhi në ndeshjen e djeshme të blaugranave kundër Majorkës. Goli i parë nga Grizman lindi pikërisht nga këmbët e gardianit gjerman. Kështu, Hazard bën mirë të kthehet sa më parë ai i Çelsit, pasi deri më tani aventura me “Los Blancos” ka rezultuar një dështim. /Egi Çabeli-VipSport.al/