VIDEO / Shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Roma-Inter, Toti: Bëra më të vështirën

Mund të jetë ndarë nga Roma, por nuk e harron kurrë Romën. Para ndeshjes së vështirë që verdhekuqtë kanë ndaj Interit kryesues, Françesko Toti i kthehet historive të lavdishme që ka përjetuar në karrierën e tij kundër zikaltërve e sidomos atij goli të shumë viteve më parë kur i shënonte me “lugë” nga jashtë zonës Julio Cesar.

“Pashë Julio Cesar jashtë dy shtyllave dhe në atë moment te një futbollist praktikisht ndodh gjithçka brenda kokës së tij: aftësi, fat, por edhe ajo që një lojtar mendon në mënyrë instinktive brenda çastit. Unë bëra gjënë më të vështirë, një gjuajtje nga kufiri i zonës duke e dërguar topin ku desha unë.

Ai ishte një nga 2-3 golat më të bukur të karrierës time. Edhe vetë Julio Cesar më ka shkruar në Instagram”,tregoi Toti në një intervistë për “Sky” gjestin teknik i cili asokohe shërbeu për t’i dhënë suksesin 3-2 Romës në “San Siro”. /vipsport.al/