VIDEO / Sadiku fiton zemrat e tifozëve te Malaga, largohet nga fusha mes duartrokitjeve

Armando Sadiku ishte heroi i Malagës mbrëmjen e djeshme duke shënuar dy gola që i dhanë fitoren skuadrës së tij. Nga një gol për secilën pjesë, kanë mjaftuar që Sadiku të bëjë ndeshjen perfekte duke marrë duartrokitje të shumta nga tifozët të cilët ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë takim.

Pak minuta para fundit, sulmuesi nga Elbasani është larguar duke i lënë vendin Gonzalezit. Që nga momenti kur në tabelën elektronike u shfaq numri i tij, e deri sa është ulur në pankinë Sadiku u shoqërua nga duartrokitjet e tifozëve të cilët kanë thirrur edhe emrin e tij në kor.

Kujtojmë që në fillim të sezonit, tifozeria ishte kundër këtij transferimi duke qenë se Malaga hoqi dorë nga Okazaki. Megjithatë, me paraqitjet dhe golat e tij, Sadiku ka arritur të kthehet në protagonist dhe tashmë ka fituar simpatinë e tifozëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/