VIDEO / Pak dritë në fund të tunelit për Milani, tani është mes 10 ekipeve të para

Milani ka siguruar sot fitoren e dyst radhazi në Serinë A, një gjë e rrallë për kuqezinjtë në këtë sezon ku numri i fitoreve pas 14 javësh është vetëm 6. Kuqezinjtë kanë mundur me shifrat 3-2 në transfertë Bolonjën, duke qenë tashmë mes 10 ekipeve më të mira të Serisë A, vetëm 1 pikë larg Napolit.

Skuadra e Piolit dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke filluar që në pjesën e parë ku me penalltinë e Piotek dhe golin e Hernandez u duk se ishte në formë për të kërkuar një tjetër fitore. Por autogoli po i Hernandez në anën tjetër të fushës komplikoi pak situatën e milanezëve dhe rihapi takimin.

Bonaventura u tregua i aftë të shënonte që në minutën e parë të pjesës së dytë duke mbyllur diskutimet dhe bëri më të thjeshtë rrugëtimin e Milanit në vijim, me penalltinë e Sansones që bëri pak më të ethshme minutat e fundit. Në fund kishte festë në stolin e kuqezinjve, për një sukses shumë të rëndësishëm për moralin e skuadrës. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan