sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Një gol që nuk erdhi rastësisht, Gasperini shpjegon perlën e Gjimshitit në shtesë

Goli i shënuar nga Berat Gjimshitit në minutën e 94-t i dha suksesin 3-2 skuadrës së Atalantës ndaj Veronës, në një sfidë shumë të rëndësishme si për klasifikimin, ashtu edhe për moralin para ndeshjes së fundit në Ligën e Kampioneve ku skuadra italiane do të kërkojë kualifikimin e mëtejshëm. Shumëkush u çudit nga mënyra se si erdhi ky gol, me tre mbrojtësit e Atalantës që dolën para në sulm dhe finalizuan aksionin  pikërisht me shtatlartin shqiptar.

Por trajneri Xhiampiero Gasperini ka shpjeguar në konferencë për shtyp se asgjë nuk kishte qenë rastësore, pasi ishte një skemë e përgatitur për të çarë prapavijën kundërshtare.

“Goli i 3-2? Është e qartë që është thelbësore pjesëmarrja në aksion e mbrojtësve. Kjo është një zgjidhje e cila gjen pak të papërgatitur kundërshtarin, i cili është i përqendruar në disa lojtarë të veçantë dhe lë të lirë disa të tjerë”, shpjegoi ai arsyen pse i kishte dhënë leje mbrojtësve të tij të dilnin aq para në sulm në çastet e fundit të sfidës. /vipsport.al/