VIDEO / Një gol me finte i Mbape dhe pastaj Nejmar, PSG vazhdon dominimin

PSG vazhdon dominimin në kampionatin francez, ku sot ka mundur me shifrat 2-0 Nantën, për të mbetur i shkëputur nga çdo ekip ndjekës. Skuadra e Tomas Tuhel ka vendosur një distancë sigurie në këtë pikë të sezonit dhe tashmë duket se thjesht po administron forcat për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.

Parisienët dominuan plotësisht duelin e sotëm, por për të gjetur golin e parë u desh të pritnin deri në minutën e 52-të të sfidës. Një pasim i Di Marias nga e djathta gjeti në zonë Mbape dhe ky i fundit shëno në mënyrë spektakolare me finte, duke mos i lënë kohë portierit kundërshtar të reagonte.

Më pas, në vend të sulmuesit hyri në lojë Ikardi dhe këtij të fundit iu deshën 7 minuta në fushë që të fitonte penallti, të cilën e transformoi saktësisht Nejmar, duke vulosur suksesin 2-0 që e çon PSG-në në +5 pikë diferencë nga Olimpik Marseja i vendit të dytë që ka luajtur një ndeshje me shumë. /vipsport.al/