sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Ndoj fiton “derbin” me Berishën, surpriza e Serisë A ndalet sërish

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 15 të Serisë A italiane, aty ku Breshia ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mundur me rezultatin 0-1 SPAL-in. Një gol i shënuar nga Baloteli në minutën e 54, ka mjaftuar për skuadrën e tij për të marrë një 3 pikësh të rëndësishëm, aty ku Ndoj dhe Berisha kanë luajtur si titullarë me skuadrat e tyre.

Ndërkohë, Kaljari që këtë sezon ka qenë në një formë shumë të mirë, ësjtë ndalur në një tjetër barazim. Skuadra e drejtuar nga Maran, e ka parë veten në disavatazhin e dy golave në pjesën e parë. Ndërkohë, në të dytën ishte fillimisht Zhoao Pedro ai që shënoi golin e parë teksa Berardi humbi një penallti. Pak sekonda para fundit, ka ardhur barazimi nga miqtë e Kaljarit.

Torino ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mundur Fiorentinën me rezultatin 2-1. Zaza në pjesën e parë dhe Ansaldi në të dytën i kanë dhënë fitoren torinezëve, teksa Kaseres ka realizuar në fund për Fiorentinën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Torino – Fiorentina 2-2
22’ Zaza, 72’ Ansaldi / 91’ Kaseres