sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Ndizet derbi që sot, tifozët fillojnë talljet e provokimet në rrjetet sociale

Tifozët e Partizanit dhe të Tiranës me sa duket me zor po presin orën 19:00 të ditës së premte, për derbin e radhës të kryeqytetit, një sfidë që nxeh më shumë atmosferën në futbollin shqiptar e për të cilën tifozët nuk presin detyrimisht ditën e ndeshjes. Që sot, të dy palët kanë filluar provokimet online duke thumbuar njëri-tjetrin në mënyrën e tyre.

Fillimisht faqja e njohur në Facebook e ultrasve të Partizanit, “Baza 46”, e nisi me një kolazh videosh të golave të shënuar nga të kuqtë në serinë e gjatë të ndeshjeve derbi ku nuk njohin humbje. Përmbledhje që kulmon me ato të derbit të fundit të sezonit të kaluar, ku i morën tri pikët bardhebluve dhe festuan titullin kampion në shtëpinë e tyre.

Më vonë e kishin radhën “Tirona Fanatics” që të reagonin nëpërmjet një postimi po në Facebook. Ata u mjaftuan me një nga fotot e “suksesit” të tyre, ku shfaqeshin me një nga flamujt përfaqësues të grupimit të “Ultras Guerrils”.

Gjithçka ishte vetëm sinjali i parë i një lufte që do të ndizet edhe më shumë në ditët në vijim, deri të premten kur mbështetësit e të dy skuadrave do të pushtojnë rrugët e kryeqytetit dhe tribunat e “Air Albania” i cili do të përjetojë për herë të parë ngrohtësinë e derbit. /vipsport.al/