VIDEO/ Napoli e ka humbur busullën, të kaltrit nuk gjejnë rrugën drejt suksesit. Hysaj në rolin e spektatorit

Janë gjashtë ndeshjet e Napolit në të cilat mungon shenja e fitores. Bëhet fjalë për katër barazime dhe dy humbje, ndërsa bilanci rëndohet po të marrësh parasysh edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve. Mesa duket edhe në këtë javë, sërish nuk ka bërë punë as grumbullimi që i bëri trajneri Karlo Ançeloti skuadrës.

Të kaltrit kanë humbur busullën dhe në ndeshjen e sotme përballë Udinezes në transfertë, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, ndërsa Hysaj ishte në rolin e spektatorit për 90 minuta. Madje, rrezikuan edhe ta humbnin teksa kaluan në disavantazh në minutën e 32 nga një gol i Kevin Lazanjës. Megjithatë, në fraksionin e dytë, napoletanët gjetën golin e barazimit me anë të Zielinskit.

Edhe pse kishin minuta për të kërkuar përmbysjen, sërish Napoli nuk ia doli të realizojë golin e fitores. Ndërkohë, në minutën e 80 Maksimoviç u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa nuk ishte pjesë e lojës. Kështu, Napoli mbetet në vendin e shtatë të klasifikimit. /Egi Çabeli-VipSport.al/