sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Muriqi i pandalshëm, dy gola që në pjesën e parë ndaj ish-skuadrës

Vedat Muriqi është kthyer përsëri titullar ashtu si di ai, duke tundur rrjetën kundërshtare, viktima e radhës e bomberit të përfaqësues së Kosovës është Gençlerbirligi, ish-skuadra ku ai kaloi dy sezone në fillimet e tij në Turqi.

Tashmë me fanellën e Fenerbahçe, Muriqi tregoi se ka lënë plotësisht pas problemet fizike dhe duke nisur ndeshjen që nga minuta e parë, tundi rrjetën që në 23-tën me një goditje të saktë me kokë, duke mos i lënë kohë të reagonte portierit kundërshtar.

Më pas, në minutën e 39, ai tregoi të gjithë forcën e tij duke i rrëmbyer topin me dhunë një mbrojtësi kundërshtar për ta dërguar në rrjetë e vulosur rezultatin 3-1 që në pjesën e parë të kësaj sfide. Për Muriqin, këta ishin golat numër 8 dhe 9 në këtë sezon me fanellën e Fenerbahçes. /vipsport.al/