VIDEO / Memushaj fiton penallti me mjeshtëri, Kastrati e shkakton. Peskara bie përballë ish-trajnerit

Masimo Odo është nëj nga ata që njeh shumë mirë Peskarën dhe nuk është rastësi që Peruxhia e tij sot mundi këtë skuadër në ndeshjen e Serisë B përballë Memushajt e Kastratit, të cilët i kishte drejtuar tre vite më parë edhe në Serinë A.

Peruxhia kontrolloi lojën dhe me Iemelo e Kapone mposhtën dy herë Kastratin që në pjesën e parë të sfidës. Memushaj me aftësi ia doli që të kthente në lojë skuadrën e tij pasi fitoi një penallti në fundin e kësaj pjese, të transformuar saktësisht nga Mashin.

Mesfushori shqiptar ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të Peskarës, ndërsa nga ana tjetër, Kastrati në minutën e 68 bëri një dalje të gabuar duke shkaktuar penallti, të cilën e transformoi me saktësi përsëri Iemelo duke çuar shifrat në 3-1. Në minutat në vijim Peskara u mundua të reagonte por nuk ia doli të kthente fatin e ndeshjes, edhe pse Memushaj provoi me gjuajtjet e tij deri në vërshëllimën përfundimtare. /vipsport.al/