sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Manaj fiton “duelin” me trajnerin, tifozët presin me duartrokitje kthimin në fushë

Rei Manaj është kthyer në fushën e lojës me skuadrën e tij pas dy muajve ku kishte parë nga stoli dhe tribuna ekipin, si pasojë e përplasjes me trajnerin Luis Miguel Ramis. Një debat mes të dyve me sulmuesin shqiptar që kishte kërkuar të luante më rregullisht, bëri që Ramis të dënonte Manajn, i cili kishte parë fushën e lojës për herë të fundit më 4 tetor.

Sot, kur ndeshja ishte 1-1 përballë Ekstremadura, në minutën e 80, Ramis vendosi të aktivizonte Manajn, duke i dhënë fund këtij dënimi për sulmuesin. Një vendim që u prit shumë mirë nga tifozët e Albacetes, të cilët qartësisht ishin në mbështetje të lojtarit shqiptar, aq sa e pritën me një duartrokitje të fortë momentin kur ai shkeli përsëri në fushën e lojës.

Për këtë episod, mediat spanjolle ngacmuan trajnerin pas sfidës, duke i bërë të qartë se tifozët ishin rreshtuar përkrah shqiptarit. “Me Manajn i kam zgjidhur çështjet prej kohësh”, tha tekniku i Albacetes pas ndeshjes që përfundoi në barazim, duke lënë përsëri këtë ekip jashtë zonës së skuadrave që luajnë për ngjitjen në La Liga. /vipsport.al/