VIDEO / Leisteri është anti-Liverpuli i ri, Mançester Junajtid harron si fitohet

Leisteri është kthyer përsëri superfuqi në kampionatin anglez të futbolli dhe po e tregon këtë duke qenë skuadra e cila po mundohet që t’i qëndrojë sa më afër kryesuesve të pakapshëm të Liverpulit. Ekipi i drejtuar nga Brendan Roxhers, po fiton dhe bind, edhe pse sot ndaj Evertonit siguroi tre pikët vetëm në shtesë.

Riçarlison u dha avantazhin kundërshtarëve në pjesën e parë të ndeshjes dhe për “dhelprat” u desh shumë mund që ta përmbysnin këtë rezultat. Vardi në minutën e 68 barazoi shifrat ndërsa për të parë golin e 2-1, u desh të pritej shtesa dhe një kontroll i stërzgjatur i VAR, për të dekretuar se Iheanaço kishte qenë në pozicion të kur dërgoi topin në rrjetë për fitoren e vendasve.

Me këtë sukses, Leister shkëputet në vendin e dytë, duke qenë 8 pikë larg Liverpulit e një kandidat shumë i fortë për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve.

Nga gara për nëj vend në këtë turne duket se po del gjithnjë e më shumë Mançester Junajtid, i cili është ndalur sot në barazimin 2-2 përballë Aston Vilës në shtëpi. Grelish për miqtë dhe autogoli i Hiton shënuan pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa Lindelof kaloi në avantazh skuadrën e Solskjaer në të dytën. Por Mings gjeti rrjetën në minutën e 66 dhe siguroi këtë barazim për ekipin  tij.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Europës për Mançester Junajtid, ku Ole Gunar Solskjaer rrezikon tashmë seriozisht shkarkimin. /vipsport.al/