sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Legjenda e Real Madridit ua bën të qartë gazetarëve: Mos më thërrisni më Guti

Legjenda e Real Madridit, Joze Maria Gutierrez njihet gjerësisht si Guti e madje, këtë nofkë e kishte të shkruar edhe në fanellën e tij në kohën kur luante me ekipin e Real Madridit. Guti mori drejtimin e skuadrës së Almerias këtë sezon dhe pjesë e kësaj skuadre është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu.

Megjithatë, nofka “Guti” duket se i është bezdisur dhe tashmë nuk ka më dëshirë që të njihet si Guti. Në konferencë për shtyp, ai ka kërkuar nga mediat që të mos thirret më Guti sepse po njihet me emrin Guti gjerësisht gjë e cila nuk i pëlqen.

“Edhe diçka të fundit. Emri im është Joze Maria Gutierrez dhe dua të më thirrni me emrin tim të plotë. Mos më thirrni më Guti, Guti, Guti”, u shpreh trajneri i skuadrës së Almerias. /Erjon Allaraj-VipSport.al/