VIDEO / Laçi rikthehet te fitoret dhe vendi i katërt, vazhdon fundosja e Flamurtarit

Laçi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Flamurtarit. Kurbinasit nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë moment ndeshjen, megjithëse të tre golat i shënoi në pjesën e dytë të takimit.

Në të parën, vendasit dominuan duke goditur edhe disa herë portën e Moçkës por pa arritur të shënojnë teksa një traversë e Flamurtarit mjaftoi. Në të dytën, ishte Shehu ai që shënoi golin e parë dhe më pas Nuabueze dyfishoi me penallti. Kur ndeshja po i afrohej fundit, vendasit shënuan golin e tretë me Tekon.

Kjo fitore, e ngjit Laçin në vendin e katërt në klasifikim me 3 pikë më pak se Partizani i vendit të parë. Ndërkohë, Flamurtari vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullta dhe e sheh veten në vendin e fundit me vetëm 5 pikë në 14 ndeshje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Laçi – Flamurtari 3-0
48′ Shehu, 58′ Nuabueze, 83′ Teko

KV: Deliu, Teko / Nebihu, Gocaj, Ribaj, Moçka

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu (87’Zaimi), Lushkja, Teko (88′ Turkaj), Xhixha (82′ Prenga), Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Deliaj, Rrapaj (64′ Haruni), K.Nebihu, Ribaj, Hoxhaj (87′ Balilaj), Vatnikaj (76′ Diamanti)
Trajner: Luan Birçe

Minutë pas minute:

Mbyllet takimi!

90′ Akordohen edhe 3 minuta deri në fundin e ndeshjes!

88′ Largohet edhe Teko dhe i lë vendin Turkajt.

87′ Dy zëvendësime, me Deliun që largohet nga Laçi dhe hyn Zaimaj teksa nga ana tjetër largohet Hoxhaj për Balilajn.

83′ GOOOL Laçi! Ka realizuar edhe Teko duke thelluar rezultatin teksa ka edhe dedikim për golin .

82’ Zëvendësim te Lacci me Xhixhën që largohet dhe vendin e tij e zë Prengaj.

76’ Zëvendësimi i dytë te Flamurtari me Vatnikajn që largohet dhe vendin e tij e zë Diamanti.

75’ Flamurtari provon me Vatnikajn i cili nis topin në të djathtë por ndale në momentin e parë, teksa vjen krosimi por topi shkon jashtë.

67’ Mundësi tjetër e artë për Laçin me anë të Nuabuezes që del i vetëm përballë portierit duke goditur mbi traun e portës.

64’ Largohet nga loja Arinaldo Rrapaj dhe vendin e tij e zë Haruni.

62’ Vlonjatët mundohen të reagojnë dhe është Rrapaj ai që i shkon aksionit deri në fund duke tentuar portën në hyrje të zonës, por topi shkon në duart e portierit.

58′ GOOOL Laçi! Kirian Nuabueze e ka çuar topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës avantazhin e dyfishtë.

57′ Penallti për Laçin! E ka fituar Lushkja që del i vetëm opara portierit dhe ky i fundit gabon duke e rrëzuar.

48’ GOOOL Laçi! Ka realizuar Shehu pas topit të goditur në traversë duke e çuar në cepin e portës. Ndërkohë ka protesta nga miqtë dhe ndëshkohen me kartonë të verdhë Gocaj dhe Ribaj.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen edhe 3 minuta shtesë.

35’ Mundësi tashmë për Flamurtarin aty ku vjen krosimi në zonë por goditja me kokë ndalet nga traversa.

34’ Goditje këndi për Laçin, aty ku vjen krosimi për Shehun që tenton portën por nuk arrin të befasojë portierin Moçka duke e çuar topin në duart e portierit.

28’ Xhixha lë një top me thembër për Lushkjen në të majtë të sulmit, aty ku Lushkja provon krosimin e ulët në zonë por largojnë mbrojtësit.

26’ Goditje këndi për Laçin, aty ku kroson Teko por largojnë kuqezinjtë duke evituar rrezikun në portën e tyre.

21’ Flamurtari mundohet të reagojë dhe të largojë bardhezinjtë nga zona e tyre, teksa Deliu shkakton një faull në mesfushë. Vjen krosim i lartë për Vatnikajn por del portieri dhe fiton faull.

16’ Ndërhyrje e gabuar në mesfushë nga ana e Nebihut por gjyqtari e kalon me një paralajmërim duke mos i treguar kartonin e verdhë.

13’ Mundësi tjetër për Laçin me anë të Lushkjes i cili provon një goditje nga distanca por topi shkon lehtë në duart e moçkës.

10′ Qarkullim i topit nga vendasit por pa arritur të gjejnë hapësira në mbrojtje.

6’ Kurbinasit vazhdojnë të qëndrojnë para aty ku Nuabueze merr një pasim dhe mundohet të godasë megjithatë aksioni ndalet në pozicion të parregullt.

4′ Probleme për portierin Moçka që ka marrë goditje në kokë, megjithatë çohet dhe rinis aksioni. Vjen krosim nga vendasit por topi largohet.

2’ Kurbinasit e nisim menjëherë në sulm me anë të Nuabuezes i cili luan mirë në zonë dhe jep një pasim perfekt për Deliun por del Moçka dhe largon në këndore.

1′ Nis takimi me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të 26 nëntorit