VIDEO / Kërce si Gasperini! Festa e Atalantës pas fitores pushton rrjetet sociale

Kualifikimi i Atalantës ka qenë një nga surprizat më mbresëlënëse të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, me ekipin italian që arriti të kalonte mes 16 më të mirëve në vitin e debutimit në këtë turne. Një kualifikim entuziazmues sidomos për vetë protagonistët e skuadrës bergamaske, të cilët në dhomat e zhveshjeve të stadiumit në Ukrainë kanë nisur valëzimet menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.

Pamjet e publikuar nga UEFA sot tregojnë edhe trajnerin Xhampiero Gasperini, i cili në mënyrën e tij po mundohej të ndiqte ritmin e futbollistëve që udhëhiqeshin nga Gosens e ku përfshihej edhe Berat Gjimshiti.

Videoja me trajnerin që po kërcente është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke qenë ndër të preferuarat e tifozëve, e jo vetëm atyre të Atalantës, pasi çdokush ka ndjekur me shumë vëmendje arritjen e klubit italian që kaloi çdo parashikim edhe me një buxhet shumë më modest se emrat e zakonshëm që marrin pjesë në këtë turne. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan