VIDEO / Karriera e Gabigol në Brazil drejt përfundimit, tifozët i luten në kor të qëndrojë

Gabriel Barbosa po shihet si hero në Brazil te klubi i Flamengos sepse vetëm pak ditë më parë arriti të shënonte dy gola në finalen e Kupës Libertadores. Sulmuesi brazilian ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve megjithatë aventurës së tij në Brazil po i vjen fundi duke qenë se është pranë rikthimit në Europë.

Kartonin e tij e ka Interi dhe pritet që në muajin janar ta rikthejë në Milano fillimisht dhe më pas të vendoset për të ardhmen. Tifozët e Flamengos nuk duan kurrsesi që Gabigol të largohet dhe në ndeshjen e fundit, ata kanë nisur të këndojnë në kor për sulmuesin duke kërkuar që të qëndrojë në kampionatin brazilian.

Drejtuesit e Flamengos pranuan pak ditë më parë se kanë nisur bisedimet me Interin për zgjatjen e kontratës megjithatë duket se vështirë që palët të vazhdojnë. Duke parë problemet e shumta që ka Interi këtë sezon me dëmtimet, Gabigol me shumë gjasa mund të qëndrojë në Milano nëse kartoni i tij nuk shitet përfundimisht. /Erjon Allaraj-VipSport.al/