sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Kaos e dhunë para ndeshjes PSG-Gallatasaraj, tifozët turq i vënë flakën Parisit

Shpërthen kaosi dhe dhuna në rrugët e Parisit para ndeshjes mes PSG vendas dhe Gallatasarajit. Takimi i cili është nën rrezik zhvillimi për shkak të problemeve me forcat e sigurisë që kishin bojkotuar ndeshjen, është paraprirë nga përleshje në rrugët e qytetit pranë stadiumit ku sot zhvillohet sfida.

Tifozët turq kanë sulmuar disa tifozë parisienë që po kalonin me motorë pranë tyre dhe situata ka përshkallëzuar pasi ata kanë ndezur fishekzjarrë të shumtë duke gjuajtur me të.

Kjo ka detyruar policinë franceze, e shumtë në numër për këtë ndeshje që është cilësuar e rrezikshmërisë së lartë, që të përdorë forcën për të ndarë dy tifozeritë dhe për të kontrolluar ata turq të cilët po shkaktonin kaos në rrugëtimin e tyre drejt stadiumit për sfidën e orës 21:00. /vipsport.al/