VIDEO / Jo vetëm kuqezinjtë e topit, edhe vajzat e Kombëtares me urimet e fundvitit

Ndryshe nga vitet e tjera, FSHF ka vendosur që këtë vit t’u japë më shumë hapësirë edhe vajzave të përfaqësueses shqiptare të futbollit. Të përfshira në aktivitete të ndryshme bamirësie e iniciativa sociale gjatë muajve të fundit, FSHF ka vendosur që këtë vit përveç urimeve të zakonshme të futbollistëve të Kombëtares A, të ishin edhe ato të vajzave kuqezi.

Kështu, në një video të postuar në rrjetet sociale, me radhë janë shfaqur edhe vajzat që veshin fanellën e përfaqësueses në aktivitete zyrtare, duke uruar shqiptarët anembanë për festat e fundvitit e duke dhënë edhe ata mesazhin e tyre në këtë periudhë festive.

Një nismë për t’u përshëndetur kjo për përfaqësuesen e cila nuk ka marrë vëmendjen që meriton edhe pse investimet që ka bërë FIFA e UEFA për futbollin e femrave në vendin tonë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan