VIDEO / Dermaku me fat, futet në fushë e shkakton penallti por në fund feston

Parma vazhdon të çuditë në këtë sezon në Serinë A, pasi tani e sheh veten qetësisht në mesin e tabelës së klasifikimit, më saktësisht me pikë të njëjta sa Napoli. Ajo e ka arritur këtë pozicion falë një suksesi 1-0 në transfertë ndaj Sampdorias, në një sfidë ku Kastriot Dermaku mund të kthehej në protagonistin negativ.

Goli i Kuçka në minutën e 21-të i dha avantazhin Parmës në pjesën e parë, ndërsa Sampdoria u mundua në të gjitha mënyrat që të barazonte rezultatin. Në një situatë të tillë, trajneri D’Aversa hodhi në fushë Dermakun i cili ishte ulur në stol pas paraqitjes me dritëhije në Kupën e Italisë.

Ai u aktivizua në minutën e 68-të dhe vetëm 6 minuta me vonë shkaktoi penallti duke rrezuar Kualjarelën në zonë. Për fatin e tij të mirë, Sepe priti gjuajtjen e Kualjarelës nga pika e bardhë, duke evituar ndëshkimin e Parmës dhe duke e mbajtur në avantazh, rezultat që rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare.

Parma kësisoj me 21 pikë pozicionohet në vendin e 8 në renditje, ndërsa Sampdoria është në të 17-in, vetëm një hap larg zonës së ftohtë të klasifikimit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan