VIDEO/ De Jong e ka zemrën te Ajaksi, ylli i Barcelonës nuk e fsheh trishtimin pas eliminimit të Ajaks

Frenki De Jong ka nisur këtë sezon aventurën me Barcelonën, teksa kualitetet e tij u evidentuan me Ajaksin. Shpejt mesfushori u shndërrua në një nga më të mirët në rolin e tij dhe katalanasit për futbollin që aplikojnë, nuk mund ta humbnin një futbollist që di të dhurojë magji me topin në këmbë.

Në këtë formë, e transferuan nga Ajaks për shumën e 75 milionë eurove. De Jong ka fituar menjëherë vendin e tij te blaugranët dhe ka dhuruar paraqitje të nivelit të lartë. Megjithatë, 22-vjeçari duket se ende e ka mendjen te ish-ekipi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme në “San Siro” ndaj Interit, De Jong mëson se Ajaksi i tij është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Holandezi nuk mund ta fsheh dëshpërimin për ekipin ku është rritur, teksa video tashmë është bërë virale. /Egi Çabeli-VipSport.al/