VIDEO / Bylis rikthehet te fitorja dhe merr vendin e dytë, mund Partizanin në shtëpi

Bylisi ka arritur të rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur në shtëpi me rezultatin 2-1 skuadrën e Partizanit. Ballshiotët që po kalonin një moment të vështirë, kanë marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi duke u ngjitur të dytët dhe tashmë presin të qetë ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës.

Që në pjesën e parë, ishte Ndreca ai që shënoi një gol mjaft të bukur ndërkohë që arriti të barazonte Jurgen Bardhi me kokë. Në pjesën e dytë, ballshiotët kanë qenë më kërkues, me Gunindon që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Në fundin e takimit, Telushi u largua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë, duke humbur në këtë mënyrë derbin që luhet javën tjetër.

Bylis – Partizani 2-1
6′ Ndreca, 54′ Guindo / 26′ Bardhi

KV: Peposhi, Janku, Mëllugja, Murataj / Bardhi, Broja, Telushi

KK: Telushi

Formacionet:

Bylis: Hidi, Goxha, Bicaj (22′ Janku), Peposhi, Ndreca (74′ Qardaku), Barjamaj, Mëllugja, Murataj (91′ Ujkaj), Hadroj, Ntepe, Guindo
Trajner. Veljko Dovedan

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Idrizaj, Trashi, Broja, Telushi, Kordeiro (71′ Solomon), Çinari (63′ Braun), Asani, Bardhi
Trajner. Franko Lerda

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Rigert Çokaj, Denis Agaraj, Erind Burgu

Minutë pas minute:

90+7′ Mbyllet takimi! Bylisi mund Partizanin!

90+6’ Pritje fantastike e Hidit i cili ndal topin në vijë fatale pak centimetra para se të hynë në rrjetë.

90+1’ Largohet kapiteni Murataj dhe vendin e tij e zë Ujkaj.

90′ Karton i kuq për Telushin! Akordohen edhe 7 minuta shtesë.

87’ Partizani bën lëvizjen e fundit me Brojën që largohet dhe vendin e tij e zë Aristotelos Romero. Ndërkohë, Braun niset i vetëm por shkakton faull ndaj Hidit.

81’ Tension mes Telushit dhe Muratajt, teksa të dy ndëshkohen me kartonë të verdhë.

78’ Probleme edhe për Jurgen Goxhën që ka mbetur i dëmtuar pas duelit me Jurgen Bardhin.

74′ Largohet Ndreca dhe vendin e tij e zë Qardaku te Bylisi.

71’ Tjetër zëvendësim në radhët e Partizanit, me Kordeiron që largohet dhe vendin e tij e zë Solomon.

63’ Largohet nga loja Çinari dhe vendin e tij e zë Brajan Braun.

66’ Boldor provon një goditje nga distanca por topi shkon mbi traun e portës.

65’ Faull nga ana e Mëllugjës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61’ Të kuqtë mundohen të qarkullojnë topin për të gjetur hapësira por janë vendosur mirë futbollistët vendas dhe nuk lejojnë depërtimin e miave.

60’ Asani shërbehet në hyrje të zonës dhe provon një goditje nga distanca por topi shkon mbi traun e portës.

54’ GOOOL Bylis! Ka realizuar Saliu Guindo i gjendur i vetëm në zonë, duke e ndalur topin në rrjetë pas pasimit fantastik të dhënë nga Ntepe.

51’ Goditje dënimi për Bylisin në pozicion ballor aty ku godet Ndreca por topi shkon jashtë megjithëse ishte një gjuajtje e rrezikshme.

50’ Mundësi e artë për Bylisin me anë të Guindos i cili provon portën por Hoxha bën një pritje fantastike.

48′ Godet Telushi, por topi ndalet nga muri teksa tentativa e dytë devijohet në këndore.

47′ Goditje dënimi për Partizanin në hyrje të zonës dhe karton i verdhë për Jankun.

46’ Nis pjesa e dytë e takimit, pa ndryshime te skuadrat.

45+1′ Tjetër faull nga Broja por gjyqtari i kursen kartonin e dytë të verdhë. Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

44’ Asani ka një tjetër mundësi por ndalet në pozicion të parregullt nga gjyqtari anësor duke mbyllur në këtë mënyrë aksionin.

37’ Faull në mesfushë nga Broja kundër Mëllugjës dhe merr karton të verdhë.  

33’ Tjetër goditje dënimi që i përket Bylisit dhe tashmë është në pozicion të favorshëm. Vjen krosimi në zonë por largohet topi.

32’ Mundësi tjetër për Partizanin aty ku Asani shërbehet në krah dhe në tentativë për të fituar duelin e shpejtësisë ndaj Peposhit, ka shkaktuar faull.

30′ Faull nga Bardhi dhe merr karton të verdhë.

26’ GOOOL Partizani! Pas një krosimi në zonë ka goditur Bardhi me kokë duke e çuar topin ngjitur me shtyllë për të barazuar rezultatin në 1-1.

25’ Peposhi krijon hapësirë nga e majta dhe kroson në zonë aty ku vjen goditja por largon Belica.

22’ Faull nga Peposhi dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Kryhet zëvendësimi dhe tani Janku hyn në fushë.

21’ Mundësi e artë për Partizanin për të barazuar me anë të Brojës i cili del i vetëm përballë portierit në zonë, por topi shkon lehtë drejt portës duke mos e kërcënuar Hidin.

20’ Probleme për Ditmar Bicajn që detyrohet të largohet nga fusha për t’i lënë vendin Stivian Jankut.

16’ Kryeqytetasit e kanë shumë të vështirë të gjejnë hapësira para teksa ballshiotët janë vendosur mirë deri më tani dhe luajnë me kombinime të shumta duke fituar edhe duele në mesfushë.

11’ Bardhi mundohet në niset para por nuk gjen hapësira dhe humbet topin duke i dhënë mundësi kundërsulmi ballshiotëve. Guindo merr topin në zonë dhe provon portën por gabon.

6’ GOOOL Bylis! Ka realizuar Edison Ndreca me një goditje nga distanca duke përfituar edhe nga një devijim i topit nga Belica.

3’ Vendasit e nisin menjëherë në sulm dhe fitojnë një goditje dënimi të cilën e merr përsipër Ndreca por goditja e tij është totalisht e gabuar.

1′ Nis takimi me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit.