VIDEO / As Murinjo nuk ndal dot Bajernin perfekt, Olimpiakos kalon në Ligën e Europës

Ndeshjet e sotme në Grupin B në Ligën e Kampioneve kanë konfirmuar Bajern Mynih si superfuqinë e këtij grupi, të cilin e ka mbyllur me pikë të plota pas 6 fitoreve. Seria e filluar nga Niko Kovaç, është mbyllur me sukses nga Hansi Flik, duke bërë që bavarezët ta mbyllin fazën me 18 pikë.

Suksesi i gjashtë erdhi përballë Totenhemit të Murinjos, në një ndeshje ku të dy palët kishin lënë shumë titullarë pushim. Megjithatë Bajerni u tregua dominues dhe arriti të diktonte ritmin nga fillimi, duke marrë një sukses shumë të merituar 3-1.

Ndërkohë, fitorja minimale e Olimapikaos ndaj Crvena Zvezdës në Athinë, ka bërë që skuadra greke të vazhdojë në Ligën e Europës dhe ekipin serb që del jashtë kompeticioneve ndërkombëtare. /vipsport.al/

Ndeshjet:

Bajern Mynih-Totenhem 3-1
14′ Koman, 45′ Myler, 64′ Kutinjo / 20′ Sesenjo

Olimpiakos-Crvena Zvezda 1-0
87′ (p) El Arabi