VIDEO / Arsenali nuk bën kthesë as me Ljungberg, ndalet nga skuadra e parafundit

Ndryshimi i trajnerit, me largimin e Unai Emeri dhe emërimin e Fredi Ljungberg në pankinë, nuk ka sjellë ndryshimin që pritnin te Arsenali, i cili ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes. “Topçinjtë” janë ndalur në një barazim 2-2 përballë Noruiç të vendit të parafundit, duke vazhduar krizën e rezultateve.

Puki kaloi në avantazh Noruiç që në minutën e 21-të, por shifrat u barazuan shpejt me penalltinë e Aubamejang. Megjithatë, Kantuell në shtesën e pjesës së parë çoi përsëri shifrat në 2-1 për Noruiç i cili lufton për mbijetesës. U desh një rrëmujë në zonë që të sillte golin e barazimit 2-2 të Aubamejang në minutën e 57 të sfidës, me shifrat që nuk ndryshuan më deri në fundin e sfidës.

Pas saj, Arsenali e sheh veten në vendin e 8, plot 7 pikë larg Çelsit që mban vendin e katërt, atë që të çon në Ligën e Kampioneve dhe që është objektivi i londinezëve në këtë sezon. /vipsport.al/