Veseli “kopjon” Xhakën, reagon ndaj kontestimeve të tifozëve te zëvendësimi me një të sharë

E ardhmja e Frederik Veselit, ose të paktën aktivizmimi i tij i rregullt te Empoli, vihet në dyshim pas episodit më të fundit që i ka ndodhur futbollistit të përfaqësueses shqiptare në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat. Një episod i cili i ngjan shumë atij të Granit Xhakës te Arsenali, pasi mbojtësi tani ka si kundërshtarë vetë tifozët e skuadrës së tij.  

Veseli nuk po kalon një periudhë të lumtur në radhët e Empolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka qenë shuëm i pafat më disa ndeshje radhazi duke shënuar autogol apo duke u bërë protagonist në episode penalltish. Kjo ka bërë që ndaj tij të ketë pakënaqësi nga tifozët e Empolit, të cilët pas gabimit të fundit në ndeshjen ndaj Askolit, fillian të kontestonin futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Trajneri Roberto Muci vendosi ta zëvendësonte dhë në atë meoment, vërshëllimat u shtuan. Lojtari përkeqësoi situatën me një të sharë ndër dhëmbë teksa largohej nga fusha, duke irrituar më shumë tifozët të cilët u qetësuan vetëm kur Empoli mbylli ndeshjen me fitoren 2-1 duke iu kthyer sukseseve pas 8 javëve krizë.

Trajneri Muci pas sfidës u kujtoi tifozëve që Veseli ishte një ndër lojtarët më të vjetër dhe askush nuk duhej ta kritikonte. “Veseli është një lojtar i Empolit dhe duhet mbështetur deri në minutën e 95. Është i aftë, ka shumë vite këtu, tifozët kanë të drejtë të kritikojë ku gabon, por këto vërshëllima kur zëvendësohet nuk duhet të jenë”, tha ai para mediave duke bërë të qartë se i qëndronte përkah futbollistit.

Megjithatë, në forumet e tifozëve te Empolit ka filluar diskutimi rreth mbrojtësit dhe shumë prej mbështetësve mendojnë se për të ka ardhur koha të ndryshojë ekip, ndoshta duke pranuar ofertën që refuzoi në verë për t’u transferuar në kampionatin turk. /vipsport.al/