“Vendimtar në dy ndërhyrje”, vlerësim i lartë nga Eurosport për Strakoshën

Lacio mposhti në “Olimpico” Juventusin, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e parë për këtë sezon. Protagonist në skuadrën kryeqytetase ishte padyshim edhe gardiani shqiptar i portës, Tomas Strakosha.

24-vjeçari ishte autor i një paraqitje pozitive teksa në disa raste ia doli të ndalte sulmin e kampionëve në fuqi të Italisë. Edhe në notat pas ndeshjes nga Eurosport, Strakosha ka marrë një vlerësim të lartë. Portieri është vlerësuar me notën shtatë, teksa janë theksuar dy pritje deçizive ndaj Dibalës.

“ Dy ndërhyrje vendimtare nga dy goditje të hidhura nga Dibala. Rrezikon të shkaktojë një rrëmujë në afërsi të zonës pas një pasimi te Açerbi i cili nuk kontrollon sferën. Por, më pas ia del në mënyrë të shkëlqyer”, shkruhej në vlerësimin e Eurosport për gardianin e Kombëtares. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan