Vendimi zyrtar i UEFA-s / Kosova luan me VAR që në 2020, Shqipëria në 2021

Mbledhja e sotme e UEFA-s ka përcaktuar edhe përdorimin e VAR në aktivitete e saj zyrtare, për të evituar gabimet gjatë ndeshjeve që kanë rëndësi kualifikuese për turnetë madhorë. Kështu, institucioni që drejton futbollin në kontinent ka vendosur që edhe play-off për pjesëmarrjen në Euro 2020, që zhvillohet në muajin mars, do të bëhet nën kontrollin e VAR.

Kësisoj, video-asistenti do të monitorojë ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut si dhe fituesit të çiftit Gjergji-Bjellorusi. VAR nuk do të instalohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi Kosova luan si ndeshjen gjysmëfinale, ashtu edhe finalen e mundshme jashtë fushës së saj.

Megjithatë, ky stadium, ashtu si edhe ai “Air Albania” në Tiranë duhet të fillojnë punën për pajisjen sipas standardeve të kërkuara me sistemin VAR. Kjo pasi UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet kualifikuese e Botërorit 2022, të cilat zhvillohen në vitin 2021, do të zhvillohen me sistemin VAR. Propozimi i është dërguar FIFA-s dhe duhet miratimi përfundimtar formal i kësaj të fundit meqë është aktivitet që e organizon ajo. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan