sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

U zu me trajnerin për Kombëtaren, Albacete planifikon të nxjerrë në shitje “problematikun” Manaj

Duartrokitjet e publikut teksa kthehej pas dy muajsh në fushën e lojës me Albaceten, duket se nuk kanë shërbyer shumë. Nga Spanja vjen lajmi i bujshëm se klubi po mendon të nxjerrë në shitje Rei Manajn, për arsye ekonomike e për të evituar probleme të tjera me sulmuesin shqiptar.

Ky i fundit qëndroi për një periudhë të gjatë larg fushës së lojës me klubin pas një përplasje verbale me trajnerin Luis Ramis, të cilit i kërkonte që të ishte titullar me skuadrën e tij meqë ishte në formë dhe po e tregon me kombëtaren. Trajneri e ndëshkoi, me dënimin që përfundoi vetëm në fundjavën e kaluar për sulmuesin. por ky episod ka hedhur hije mbi të ardhmen e tij te Albacete.

Klubi është vënë në ndjekje të një përforcimi shumë cilësor në repartin e avancuar, Xhon Guidetit. Sulmuesi suedez, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Mançester Siti, Fejenord, Sëlltik, Selta Vigo e së fundi Deportivo Alavesh, është në kërkim të një sistemimi të ri. Blerja e sidomos rroga e tij do të peshonin në arkat e klubit të Albacetes, ndaj mendohet që të nxirret në shitje një prej sulmuesve aktualë.

Në këtë situatë, emri që trajneri është gati të sakrifikojë, sipas mediave në Spanjë, është ai i Manajt, me të cilin ka pasur këtë përplasje e do të lehtësonte ekipin nga një lojtar i cili njihet për temperamentin e veçantë. Kësisoj, janari mund ta shohë Manajn te një skuadër tjetër, gjithmonë nëse realizohet dëshira e trajnerit. /vipsport.al/