U shpall kampion i Letonisë, mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e sezonit

Ka rezultuar një lëvizje e goditur ajo e Herdi Prengës për t’u transferuar në shkurt, nga kroatët e Inter Zapresiç drejt kampionatit letonez me skuadrën e Rigës. Mbrojtësi shqiptar është shpallur kampion me këtë ekip, ndërsa fitoi vendin e titullarit dhe u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Së fundmi, ka ardhur një tjetër sukses për Prengën. 25-vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit, i përzgjedhur me votat e gazetarëve dhe tifozëve. Një vlerësim i madh për paraqitjet e Prengës gjatë sezonit.

Ndërkohë, edhe pse në kohët e fundit ka qenë jashtë vëmendjes se Kombëtares, Prenga është grumbulluar me Shqipërinë në të kaluarën teksa ka koleksionuar dy paraqitje me fanellën kuqezi. /Egi Çabeli-VipSport.al/