sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

U rrit te Partizani mbron portën e Kukësit, Xhika: E shoh si derbi ndaj Tiranës

U rrit në klubin e Partizanit, duke luajtur për moshat e Akademisë së kuqe dhe më pas në skuadrën e parë pjesë e së cilës ka qenë për afro një dekadë. Dashamir Xhika ka provuar edhe eksperienca larg të kuqve, fillimisht me Besëlidhjen në Kategorinë e Parë, e më pas edhe me Tërbunin…

Por, këtë sezon me Kukësin në elitë është duke fituar rolin e “gardianit” titullar, duke performuar mjaft mirë, aq më tepër që është në kulmin e karrierës.

Kukësi luan me Tiranën dhe Xhika si një futbollist që i përket familjes së kuqe e sheh si derbi sfidën  e radhës në kampionat me bardheblutë.

Në një prononcim për “Rtshsport”, Dashamir Xhika pohoi: “Me Bylisin bëmë një pjesë të parë jo të mirë, ndërsa reaguam në pjesën e dytë të asaj ndeshje dhe morëm fitoren. Me Tiranën shpresoj që ta nisim ndeshjen mirë dhe të marrim fitoren. Duke dhënë maksimumin dhe djemtë besoj se ja dalim që të marrim më të mirën”.

Përballjet me të kuqtë kanë qenë të veçanta për Xhikën, e madje edhe kur ishte rezervë në stolin e të kuqve, ai festonte si protagonist. Me Kukësin kërkon suksesin ndaj Tiranës. “E rëndësishme është që ne jemi në formë, Tirana është ekip me traditë. I ndiej shumë ndeshjet ndaj Tiranës duke qenë se jam rritur te Partizani. Edhe për mua do të jetë si derbi kjo sfidë ndaj Tiranës. Shpresoj që të marrim 3 pikët”,-tha Dashamir Xhika, portieri 30-vjeçar i skuadrës së Kukësit.

E.Saliu/Vipsport.al/