U mundën nga kryesuesit, trajneri Bano ka kërkesa ndaj drejtuesve

Egnatia ju mund nga Kastrioti dhe rrogozhinasit edhe pse kanë luajtur mirë, tashmë i janë larguar akoma më shumë objektivit sezonal që ishte përfshirja në tri ekipet më të mira.  “Unë them se është çështje fati, duke parë mënyrën se si e menaxhuam ndeshjen. Jo vetëm një pikë, por edhe 3 i merituam. Ishte një episod që duket se erdhi nga një vendosje gabim e mbrojtjes sonë. Lojtarët kanë bërë volum loje dhe një lojë shumë të mirë. Topi vetëm nuk kaloi vijën fatale që të shënonim. Futbolli kështu është. Jam i kënaqur nga ekipi që ka dëshirë dhe grintë dhe formë të mirë fizike. Por, kjo skuadër që unë drejtoj, duke riparuar ato të meta që mund të kemi do të jemi shumë më ndryshe. Egnatia do të luaj futboll profesional duke kërkuar rezultate pozitive”.

Ndeshja

“Të luash ndaj Kastriotit me 4-5 mungesa pra, pa 50% të ekipit nuk është pak. Ka disa lojtarë që janë shumë të domosdoshëm jo vetëm për Egnatian, por në të ardhmen do të jenë shumë më lartë se kaq, ndoshta bashkë me Egnatian”.

Objektivi

“Ne tashmë vërtetë jemi në pozitë jo të mirë, por ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Edhe sikur të fitonim nuk shkonim në katërshe. Kemi edhe 3 ndeshje deri në fund të vitit dhe do të marrim pikët maksimale. Në periudhën e pushimit, duke pasur parasysh grupin që kemi, na duhet të ndërhyjmë. Ka lojtarë të talentuar dhe do të ndërhyjmë me lojtarë shumë cilësorë, ndoshta maksimumi deri në 3 afrime. Në qofët se do të luanim në jug, Lushnja, Apolonia apo dhe Pogradeci të lejojnë të luash futboll të bukur. Shpresojmë që të jemi më mirë në vijim. Edhe nëse fitonim, unë ja kam thënë stafit, që duhet ndërhyrë në merkato”, – tha Bano në fund të fjalë së tij.

E.S./Vipsport.al/