U mund nga Interi por “Eurosport” ka elozhe për Berishën: Evitoi trefishin, ishte thelbësor

Dita e sotme nuk ka qenë pozitive për skuadrën e Spal, e cila me humbjen përballe Interit, ka parë veten të rrëshqasë përsëri në renditjen e Serisë A dhe tashmë të pozicionohet në vendin parafundit. Por në aspektin personal. Etrit Berisha duhet të ndjehet i qetë pasi ka bërë përsëri maksimumin dhe përballë Interit tregoi se është në një formë të shkëlqyer.

Gardiani kuqezi pësoi dy gola nga Lautaro Martinez por me pritjet e tij mbajti në lojë skuadrën deri në fund të ndeshjes e kjo ka bërë që në fund ai të meritonte vetëm vlerësime e duartrokitje për paraqitjen e radhës të shkëlqyer që e kanë kthyer në një nga portierët më të cilësorë të Serisë A. Edhe “Eurosport” kishte elozhe për gardianin shqiptar, të cilit i ka vënë në notën 6,5 në këtë humbje.

“Pëson dy gola, por eviton të paktën trefishin. Ndërhyrjet e tij ishin thelbësore në pjesën e dytë, kur i mohuan Interit mundësinë që të mbyllte ndeshjen”, shkruan portali i rrjetit të njohur sa i përket ndeshjes së sotme në Serinë A. /vipsport.al/