U largua nga Vllaznia për arsye familjare, ylli i shkodranëve jep lajmin e hidhur nga Brazili

Nga afrimet e shumta që bëri Vllaznia në merkaton e verës, padyshim që ka spikatur shumë braziliani Hygor Guimares i cili ka arritur të shënojë edhe disa gola të rëndësishëm me fanellën e shkodranëve. Javët e fundit, Hygor është larguar nga Shkodra dhe ka marrë leje për të qenë pranë familjes pasi kishte një problem dhe bëhet fjalë për nënën e tij.

Nëna e futbollistit po kalonte një moment të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërkohë që së fundmi, futbollisti ka dhënë një lajm të hidhur. Ditën e djeshme ajo ka ndërruar jetë dhe Hygor e ka bërë të ditur një lajm të tillë në profilin e tij në “Instagram”.

Ndërkohë, futbollisti i ka dedikuar nënës së tij edhe një tatuazh me portretin e saj dhe tashmë do ta ketë pranë gjithmonë shpirtërisht. Hygor pritet që të rikthehet me skuadrën në muajin janar kur edhe do të nisin përgatitjet për dy fazat e mbetura. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan